Deshton perpjekja per formimin e Komisionit hetimor
Albeu.com
Koordinatorët e grupeve të deputetëve sot nuk u harmonizuan në lidhje me vendimin për formimin e komisionit anketues për pastrimin e incidentit, i cili ndodhi më 1 korrik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i Kuvendit për sot konvokoi takim në të cilin duhej të shqyrtohet formimi i komisionit anketues dhe ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit. Takim i ri është caktuar për nesër pasdite.

Deputetët e dy partive më të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM sot brifuan se nuk është arritur marrëveshje. Grupet e deputetëve të LSDM-së dhe PRSD-së në takim kanë propozuar propozim të ri kompromitues - kombinim i propozimit të tyre, të shumicës qeveritare dhe të kryetarit të Parlamentit, derisa si qëllim i VMRO-DPMNE-së janë çështjet për komisionin anketues dhe Rregullorja për punën e Kuvendit të zgjidhen në pako, para takimit të ardhshëm të Komitetit për Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim javën e ardhshme.

Sipas propozimit të grupeve të deputetëve të LSDM-së dhe PRSD-së, përmbajtja e titullit duhet të jetë: Vendim për formimin e Komisionit anketues për përcaktimin e rrethanave për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilat kanë ndodhur më 1 korrik të vitit 2010 dhe përcaktimin e përgjegjësisë së pjesëmarrësve dhe të involvuarve në ngjarjet në pajtim me rregullat ligjore dhe aktet nënligjore.

Edhe krahas përfshirjes së gjerë të propozimit, thonë nga partia opozitare, grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së në takim është shprehur se mbeten në propozimin e tyre. BDI është prononcuar se propozimi nuk është i keq, por se për ta është i pranueshëm edhe propozimi i kryetarit të Kuvendit.

Partia opozitare akuzon se shumica qeveritare dhe kryetari i Kuvendit nuk dëshirojnë të formohet komision, por gjithashtu thonë se çështja për Rregulloren e Kuvendit duhet të hapet madje pasi të formohet komision anketues për ndriçimin e incidentit të 1 korrikut. Ndryshimet e Rregullores, përkujtojnë nga LSDM-ja, duhej të sillen deri në dhjetor, sipas marrëveshjes në njërën nga takimet e liderëve.

Në partinë në pushtet theksojnë se nuk pranojnë që komisioni anketues të kufizohet dhe kushtëzohet nga opozita. Gjithashtu vlerësojnë se do të mund të mbretërojë subjektivizmi në sjelljen e vendimeve në raport me komisionin anketues, pasi që koordinatori dhe zëvendës-koordinatori i grupit të deputetëve janë në mesin e pjesëmarrësve në incidentin e 1 korrikut. /mia/
Shtuar më 13/07/2010, ora 22:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori