Dështon atentati në Berat, 3 pronarët morën armën e qëlluan drejt lavazhit
Pak minuta më parë në Berat është qëlluar me armë zjarri ndaj një lavazhi.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë medije se tre personat që kanë qëlluar me armë janë Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe tjetri me inicialet P.S.

Sipas informacionëve personat në fjalë rezultojnë të jenë pronarët e lavazhit drejt të cilit kanë qëlluar me armë zjarri.

Të tre autorët kanë qëlluar me armë drejt biznesit, pas një sherri për qiranë që kishin pasur me personat që e kishin marrë lavazhin.

Fatmirësisht kjo ngjarje ka përfunduar pa të lënduar dhe tre autorët e atentatit kanë rënë në pranga.
Shtuar më 19/10/2019, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori