Deshtojne negociatat per emrin e Maqedonise
Albeu.com
Raundi i i fundit i negociatave per kontestin e emrit mes Athines dhe Shkupit i udhehequr nga ndermjetesi i OKB-se, Metju Nimic perfundoi pa ndonje progres.Pas diskutimeve ne Shkup se Selanik, ambasadori i OKB-se u shpreh se duhet ende kohe per te gjetur zgjidhje te perbashket te pranueshme per te dyja palet ne negociata. "Nevojitet me shume kohe per te pare se deri ku jemi. Kjo çeshtje duhet te zgjidhet, por nuk do te vendosim kurrfare afatesh", deklaroi Nimici pas takimit me perfaqesuesin grek ne negociatat, Adamntios Vasilakis. Kryeminstri i Maqedonise, Nikolla Gruevski deklaroi se zgjidhja per emrin pritet te ndodhe nga mesi i vitit te ardhshem kur edhe do te mbahen zgjedhjet ne Parlamentin Evropian. Nderkaq shefja e diplomacise greke, Dora Bakojani u shpreh se "nuk ekzistojne afate per mbylljen e bisedimeve rreth emrin qe zhvillojne Athina dhe Shkupi me ndermjetesimin e OKB-se". Ministrja Bakojani e perseriti pozicionin e Athines zyrtare se, zgjidhja duhet te jete e pranueshme per te dyja palet, emer me percaktim gjeografik i cili do te sherbente per te gjitha perdorimet. Perderisa nuk gjehet ne zgjidhje per emrin Maqedonia per nje kohe te gjate do te mbetet jashte proceseve euroaltanike, kurse brenda do te mundohet te zhvilloje demokracine dhe te ruaj nivelin e balansit nderetnik.
Shtuar më 24/08/2008, ora 16:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori