Deshtojne negociatat e sotme, Ceku: Palet ende larg
Albeu.com
Ka perfunduar serish pa ndonje rezultat konkret ne Vjene takimi i tretë i drejtpërdrejtë i Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Treshes së Grupit të Kontaktit. Kryeministri kosovar prononcohet pas takimit: Palet nuk kane koncepte te njejta per statusin.Ora 19:31 “Palet jane ende larg nje qendrimi te perafert”. Kete e deklaron edhe kryeministri i Kosoves Agim Ceku i cili shprehet menjehere pas takimit se te dy palet nuk kane koncepte te njejta per statusin e ardhshem te Kosoves. Ministri i jashtem i serbise Vuk Jeremic shprehet se eshte fatkeqesi qe palet nuk arriten dot nje marreveshje. Kjo per te do te thote me shume pune per te perafruar qendrimet. “Nuk ka zgjidhje nese te dy palet nuk bien dakord”, tha Jeremiç duke shtuar se shpallja e njeanshme e pavaresise nuk do t’I permiresonte gjerat

Ora 17:20 Takimi që kishte filluar rreth orës 14.45 në Vjenë ndërmjet delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit, i treti ky në fazën e negociatave 120 ditore me ndërmjetësimin e treshe ndërkombëtare për statusin e Kosovës, ka përfunduar pak pas orës 17.00. Ashtu sic pritej edhe ne bisedimet e sotme nuk ka pasur ndonje rezultat konkret.

Ora 16:55 Nderkaq, sipas agjencise “Associated press”, ne dokumentin prej 14 pikash te prezantuar sot nga treshja negociuese, nuk permendet ne asnje vend pavaresia. Megjithate, ajo i siguron kosovaret se Serbia nuk do te kete prani fizike ne Kosove. Ne kete dokument thuhet se komuniteti nderkombetar do te vazhdoje te mbaje ne Kosove pranine e saj ushtarake dhe civile, nderkohe qe ne Kosove ndodhen rreth 16 mije paqeruajtes te Natos. Lideri i PKD-se dhe anetari i delegacionit te Kosoves, Hashim Thaci, tha per gazetaret se 10 dhjetori eshte afati per takimet ne mes te Beogradit dhe Prishtines, ndersa pas kesaj periudhe eshte koha per pavaresine e Kosoves dhe njohjen kualitative te saj nga bashkesia nderkombetare.

Ndersa perfaqesuesi i Bashkimit Evropian ne treshen ndermjetesuese, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se, treshja me dokumentin prej 14 pikash ka nisur iniciative te re, per te evituar rrezikun e bllokimit te negociatave dhe ka shprehur pritjet e tij qe, takimi i sotem ne mes te Prishtines e Beogradit, ne Vjene, do te rezultoje me perparime. Mesohet se pala serbe ka kerkuar qe shqiptaret e Kosoves te mos shpallin pavaresine e njeanshme te Kosoves nderkohe qe si zakonisht kane ofruar autonomi per Kosoven.

Ora 14:28 Ekipi i Prishtines fillimisht eshte takuar me Treshen nderkombetare. Zedhenesi i delegacionit te Prishtines Skender Hyseni pas takimit citohet te kete thene se dokumenti prej 14 pikash te Treshes ne nje pjese te madhe perputhet me qendrimet e Prishtines. Por Hyseni ka theksuar se Kosova synon te behet e pavarur dhe me karrige ne OKB, gje qe siç tha, eshte diçka qe nuk negociohet. Hyseni ka theksuar se qendrimi i delegacionit te Kosoves eshte qe procesi negociator te mbyllet me raportin e Treshes ndermjetesuese Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, me 10 dhjetor

Ora 11.22 Ka nisur në Vjenë raundi i tretë i bisedimeve direkte mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmejtësuara nga trojka ndërkombëtare. Këto bisedime janë konceptuar në tre faza. Takimi i parë është zhvilluar mes delegacionit të Prishtinës dhe trojkës, ku po diskutohet dokumenti prej 14 pikash i përgatitur nga ndërkombëtarët për statusin e Kosovës. Më pas trojka do të zhvillojë të njëjtin diskutim me delegacionin serb dhe pasdite do të ketë një takim të tretë direkt mes palëve.

Dokumenti thotë se Kosova nuk do të kthehet kurrë nën Serbi dhe do të jetë e pavarur ekonomikisht, por nuk permend konkretisht formen e statusit te Kosovës. Trojka ka përgatitur këtë tekst në bazë të pikave të përbashkëta për të cilat palët kanë rënë dakord në heshtje në dy takimet e mëparshme direkte të zhviolluara në Nju Jork dhe Bruksel. Dokumenti u bën thirrje palëve që të përmbahen nga çfarëdo kërcënimi që mund të destabilizojnë sigurinë në rajon.

Para nisjes në vjenë të dy delegacionet kanë shprehur komentet e tyre per dokumentin prej 14 pikash. Kështu ekipi kosovar ka thënë se trojka ka dalë në perfundimin se i rëndësishem është përmirësimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve ne perputhje me traktatin e tyre per fqinjesi të mirë. Ndërsa ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhic ka deklaruar se trojka përcakton disa fusha ku mund të ketë bashkëpunim, por shtoi se Beogradi nuk do te lejoje qe tema e statusit te ksosoves te zevendesohet me tema te tjera.

Para takimit në Vjenë, Ekipi Negociator i Kosovës zhvilloi të dielën një drekë pune me ministrin e Jashtëm të Francës, Bernard Kushner. Ky i fundit u ka bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë që të angazhohen në frymë kompromisi në bisedimet e Vjenës me palën serbe. news24
Shtuar më 23/10/2007, ora 01:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori