Dështoi me të parën, Rama hap "simotrën" e transparenca. al
Kur erdhi në pushtet, i gjendur nën presionin e atyre pak mediave që i bënin jehonë shkeljeve galopante me koncensionet e tij, Rama hdodhi hapin e parë drejt propagandës zyrtare me burim nga kryeministria duke hapur transparenca.al.

Kjo faqe jepte versionin qeveritar për çdo akuzë që hidhej në media. Faqja ekzsitoi disa muaj dhe tashmë nuk funksionon pasi askush nuk i referohej duke ditur burimin e informacionit, por tashmë Rama ka hapur "simotrën" e saj, pikërisht u-transparenca.al, përmes të cilës i fton studentët që të tregojnë hallet e tyre me universitetet.

“Nga sot, një tjetër pikë e rëndësishme protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë. Urojmë që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë”- tha Rama sot në një takim ku tha se po prezantonte pjesë të paktit për universitetin.
Shtuar më 25/03/2019, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori