Dështimi për negociatat me BE, Rama reagon publikisht
Vendimi i BE-së në në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë, ka qenë një goditje e rëndë për Shqipërinë ditën e sotme.

BE bëri të ditur hapur se vendet duan shumë punë për të arritur integrimin e për këtë arsye nuk vendosi kufi kohe.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka përsëritur dhe një herë se Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë shumë afër për hapjen e negociatave.

Sipas Ramës gjithçka varet nga fuqia e vrapit të Shqipërisë.

“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tone”, shkruan RamaFacebook. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2018, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori