Deshtimi me i madh mosanetaresimi ne NATO
Albeu.com
Mosmarja e ftesës për në NATO shënoi dështimin më të madhe për Maqedonin gjatë 2008 është ky vlerësimi i pothuajse të gjitha partive poolitike në vend.
Maqedonia duhet ta ketë kuptuar se zgjidhja e cështjes së emrit me Greqinë mbetet si kusht kryesor në rrugën e saj drejtë integrimit në NATo dhe BE deklaron Tito Petkovski kryetar i PRSD-së..
"Mendoj se duhet të kuptojmë se biletë hyrëse për në NATO dhe BE apo liberalizim të vizave mund të këtë vetëm nëse arrihet kompromisi rreth emrit. Na presin shumë obligime ku do të duhet të vijë në pah pjekuria politike e politikanëve dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit", thotë deputeti i PRSD-së Tito Petkovski.
Teuta Arifi nga BDI-ja thotë se zgjedhjet e marsit do të jenë test i vërtet për Maqedonin, por ajo nuk harron të përmend faktin se zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë do të hap rrugën drejtë antarësimit të vendit në NATo dhe BE.
"Duhet zgjedhjet që do të mbahen të jenë sipas standardeve ashtu siç ka kërkuar BE në raportin e fundit konsideroj se në qoftë se kemi zgjedhje me standarde të mira ai do të jetë një pas I mirë për raport më të mirë të BE dhe normalisht tjetra çështje ka të bëj me negociatat për emrin, aty duhet guxim politik për të hy në negociata dhe për të dal me sukses, ai sukses quhet NATO dhe BE", shton deputetja Teuta Arifi.
Nga partia më e madhe në pushtet vazhdojnë të shpresojnë se kontesti rreth emrit me Greqinë nuk do të pengojë rrugëtimin e Maqedonisë drejtë strukturave euroatlantike.
“Për vitin 2009 mbetet Maqedonia që edhe më tej të punoj me intensitet për integrimin në NATO dhe BE, me shpresë se problemin të cilin Greqia e ka me ne nuk do të jetë shkak dominant për bllokimin e integrimeve tona euro-atlantike”, thekson deputet i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Maqedonia gjatë 2009 gjithashtu shpreson në heqjen e regjimit të vizave pasiqë në këtë proces është shuma para vendeve tjera të rajonit por vetën nëse edhe këtu nuk pengohet nga fqiju i saj jugor Greqia. (alsat-m)
Shtuar më 03/01/2009, ora 19:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori