I biri mungon në varrim? Me flamurin kuqezi, përcillet në varreza Nexhmije Hoxha (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Nexhmije Hoxha është përcjellë në banesën e fundit, me arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi.

Ceremonia mortore nga familja është mbajtur sot, ku ka qenë të pranishëm të afërm të familjes Hoxha dhe miq, por ka rënë në sy mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit, shkruan “Balkanëeb”.

Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe Nexhmijes ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh.

Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dje në banesën e saj në Laprakë për shkaqe natyrale. Ajo do të varroset në varrezat e Sharrës.


Shtuar 27.02.2020 16:32