Dështimi i negociatave Rama-Basha, Ruçi: Ja garancia që i ofruam PD-së
Pas tryezës se negociatave mes PS dhe PD, ne Presidence e cila dështoi, kreu i grupit parlamentare ne Partine Socialite Gramoz Ruçi ka deklaruar se “zgjedhje të lira dhe me standarde” eshte garancia që maxhoranca i ka dhënë opozitës në tryezën e negociatave.

“PD-së i kemi dhënë garanci për zgjedhje me standarde”, ka thënë Ruçi.

Ndërkohë më herët në mbledhje, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kandidatët një proces të pastër zgjedhor dhe pjesëmarrje masive.

“Nuk duam vota që nuk janë tonat”, ka thënë Rama.

Po kështu nga PS është deklaruar që nuk do lejohet asnjë abuzim dhe është kërkuar që të zgjidhen komisionerë perfekt. Lidhur me negociatat që po zhvillohen mes maxhorancës dhe opozitës është theksuar se “nuk negociohet data e zgjedhjeve”. /albeu.com/

Shtuar më 03/05/2017, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori