Dështimi i Bashës, reagon Hajdari: Duhet të ngrihet e djathta e re
Vajza e Azem Hajdarit, deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetare e grupit Demokrat shprehet se duhet të ngrihet një e djathtë e re pas dështimit të PD-së. Ajo thotë se ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht që të marrësh drejtimin e duhur, ndërsa shton se teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund duke sulmuar Bashën.

"Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund" shkruan Hajdari.

Dje ishte ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, një nga emrat më të rëndësishëm në kohën e Berishës, që reagoi ashpër ndaj kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Topalli rendiste një pas një dështimet e Bashës në krye të PD-së. Sipas saj, jo vetëm që nuk mbajti premtimet që iu dha shqiptarëve, por çoi edhe Partinë Demokratike në vetëvrasje politike, në fundin e saj, duke mos marrë pjesë në zgjedhje dhe duke lënë pa përfaqësur mijëra demokratë në vend.
Shtuar më 01/07/2019, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori