Dëshmon miku i "Nardit të Bujtinave", si ndodhi vrasja
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja që tronditi Shkodrën pasditen e 20 marsit.

Nga sulmi me armë zjarri mbeti i vrarë me 20 plumba, Nard Polia apo siç njihej ndryshe "Nardi i Bujtinave".

Në makinë me të udhëtonte edhe miku i tij, Xhovani Mirashi.

Mirashi u ka shpëtuar të gjithë plumbave që janë zhbrazur mbi viktimën. Ai ndodhej në sediljen e pasagjerit dhe sipas dëshmive sapo kishin dalë nga servisi i makinës në Grudë ku vetë Xhovani punonte.

Sipas dëshmive të Mirashit, ai është friksuar se mos autori do e vriste edhe atë, ku sapo ka degjuar krismat ka zbritur nga foursitrada.

Në kohën kur vrasësi i ka hipur motorit për tu larguar Mirashi ka bërtitur "e vrau e vrau".

Thirrjet i ka dëgjuar vëllai i Mirashit nga servisi aty pranë, ndërsa krismat nuk janë degjuar pasi dyshohet se autori ka përdorur një armë me silensiator.

Nga ana tjetër vëllai i Xhovan Mirashit sipas dëshmisë është vënë në ndjekje të vrasësit më makinën e tij, për ta goditur dhe për të rrëzuar motorin.

Por kjo tentativë nuk rezultoi e suksesshme. Në këtë mënyrë autori i krimit është larguar nga rruga dytësore e fshatit Hot, ka dalë tek vendi i quajtur Vinoteka dhe nga aty tek ura e Mesit ku dogji motorin.

Ndërkohë pas hetimeve policia ka zbuluar se viktima Nard Polia kishte patur një të shkuar të errët në Itali disa vite më parë.

Në vitin 2011, 32 vjeçari, është arrestuar bashkë me 7 persona të tjerë, i dyshuar për trafik kokaine, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë, duke u dënuar me 4 vite burg. Policia i ka dërguar një kërkesë Interpolit të Italisë për informacion mbi aktivitetin e tij kriminal, lidhjet me personat e arrestuar apo edhe me grupe të tjera kriminale të dyshuar, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm.

E vetmja pistë hetimi për momentin mbeten ngjarjet e Italisë duke qenë se në Shkodër nuk raportohet për ndonjë konflikt apo marrëdhënie kontradiktore. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori