Deshmojne ish-policet serbe, ja si masakruam shqiptaret!
Albeu.com
Policet serbe qe kane sherbyer ne Kosove gjate luftes rrefejne krimet e kolegeve te tyre, duke u shprehur se shume prej tyre jane ende me detyra te larta ne Beograd.Ata tregojne se ekzistonte nje rregull per djegien e fshatrave ku kalonin, ku emertimi ne kod “goma” nenkuptonte fshirjen, “shkrpesja” djegien dhe “rrezitja” vrasjen.

Si rasti i nje shtepie ne Bajgore, ku kane ndodhur perdhunime dhe dy burra jane vrare.

“Me kujtohet nje rast kur jane vrare dy te rinj, jo me shume se 15 vjec. Nje kolegu yne i ka sjelle ata te lidhur, i detyroi te gjunjezohen dhe brenda pak sekondash i ka vrare te dy duke i qelluar ne koke. Kjo gje vazhdoi edhe ne vende te tjera. Kudo qe kemi takuar civile, ata jane vrare”, tregon nje nga policet, qe mbahet nen mbrojtje.

Edhe nje polic tjeter, emri i te cilit nuk mund te behet publik, tregon se si trupat serbe kane vrare me bombe nje familje shqiptare.

“Polici Nena Stojkovic ka dashur te luaje. Ai i hodhi nje familjeje nje mine qe shpertheu. Policet tane, por edhe pjesetare te UCK-se duhet te paraqesin krimet e kryera ne Serbi e Kosove”, rrefen polici. (tch)
Shtuar më 15/04/2009, ora 15:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori