Dëshmitari X sfidon Ramën e Xhafajn: Është zëri i Agronit, çojeni ku të doni!
Albert Veliu nga Vlora, dëshmitari i cili riktheu në burgun e Italisë Agron Xhafajn ka deklaruar se përgjimi nuk është bërë nga ai.

Ndër të tjera ai e pranon dhe këmbëngul fort se zëri në video është i Agron Xhafajt dhe askujt tjetër.

"Zëri është i Agronit, çoje ku të duash", është shprehur Veliu, teksa shton se audion e ka dëgjuar pasi ia kanë treguar të tjerët.

"Çne emri im, ku dihet që jam unë i infiltuar nga shoku Agron. Jam unë që e kam bërë këtë bisedë, janë të gjitha reale.

Po se ku është përgjuar zotëria unë nuk di gjë. Unë jam një hallexhi. Ato i di ai që merret me shtetin", -është shprehur më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori