Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Dëshmitari tregon pse vdiq i riu nga Tirana: Doja ta merrja në kurriz
Pëlqej
Detaje të reja kanë dalë në "dritë" nga vrasja Holti Hajdarit mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames në kryqytet.

Sipas dëshmisë së një banori, fajin për vdekjen e Holtit e ka vonesa e ambulancës, pasi 30 vjeçari ka ndenjur për disa minuta i shtrirë në vendngjarje.

"Ja mu këtu ka qëndruar një orë shtrirë, derisa desha me e kapur vetë në kurriz dhe ta çoja në spital. Vrasësi ishte me kapuç më tha, policisë ia tha emrin ja tregoi. Në ato momente më tha vetëm kaq, ‘’ishte ai që më ra herën e parë”. Te shtëpia e tij vinë rreth 50 drogaxhinj, policia ka qenë e njoftuar dhe nuk ka ndërhyrë.

Ata i jepnin ndonjë 2 mijëlekësh Holtit, ka qenë njeri pa njeri. Ka qenë shumë njeri i mirë, as nuk vidhte, fillova tu qa kur e mora vesh. Faji ka qenë i ambulancës dhe i policisë që nuk ka bërë punën. Unë isha bashkë këtu me fëmijët e mi. Vrasësin e pashë, iku për në drejtim të Misto Mames, ishte me kapuç”, shprehet banori i përlotur.

Pisat kryesore ku po heton policia për vdekjen e 30 vjeçarit
është ajo e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe konflikteve që ka pasur. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2018, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori