Dëshmitari: Shpërthimi në Vlorë si shpërthimet në Bagdat
Pëlqej
Atentati me eksploziv i një dite më parë në Vlorë ka tronditur opinionin publik të këtij qyteti ndërkohë që dëshmitarët janë shprehur se shpërthimi ishte aq i fortë sa rrëzoi shishe dhe objekte që gjendeshin në lokale e shtëpitë përreth.

“Kam qenë në lokal së bashku me klientë, kur për një moment kam dëgjuar një shpërthim shumë të madh. Ishte aq shumë i fortë, sa ranë në tokë shishegjendeshin në banak dhe ora e murit. Mund ta krahasoj me një tërmet nga tronditja dhe me një bot gazi nga zhurma. Jemi trembur jashtëzakonisht shumë dhe fillimisht u shtrimë të gjithë në tokë. Ishte një skandal i vërtetë, një ngjarje shumë tronditëse”, tregon për “GSH”-në pronari i një biznesi në këtë qytet.

Më tej ai vijon rrëfimin duke u shprehur se pas shpërthimit, po dëgjoheshin thirrjet e një vajze.

"Dola nga lokali së bashku me klientë të tjerë, por të them të drejtën askush nuk guxonte të afrohej. Vajza ishte disa metra larg makinës, si duket nga presioni i madh i shpërthimit fluturoi jashtë, madje në një farë mënyre e shpëtoi, se vajza ishte e gjallë kur u transportua për në spital. Vajza qëndroi goxha në tokë." vijoi ai.

Sipas tij e gjithë skena ishte një horror që mund të konsiderohej si një Bagdat i vërtetë.

Nga shpërthimi i automjetit humbi jetën një person dhe u plagos një 19-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori