Dëshmitari rrëfen “luftën” në Lushnje: I sharruan të rinjtë me kallash
Pëlqej
Një tjëtër dëshmi është zbardhur në lidhje me masakrën në Lushnje, ngjarje e cila tronditi qytetin 3 ditë më parë.

Nga atentati humbën jetën dy të rinj, dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas dëshmitarit për News 24, automjeti i agresorëve, brenda të cilit ndodheshin 4 persona erdhi nga qendra e qytetit.

Dëshmitari pohoi se 3 prej tyre, pasi zbritën nga makina hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të djemve, ku lëshuan 41 plumba, duke lënë të vdekur Zamir latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Për këtë ngjarjetronditi Lushnjën dhe mbarë opinionin publik janë shpallur në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, që dyshohet të janë autorët e atentatit.

Sakaq, policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori