DËSHMIA/ Xheloze për vajzën? Nëna sarandiote: Gjeta burrin dhe vajzën me batanije
Gjykata vendosi sot masën "Arrest me burg" për Elisabeta Mitën, nënën nga Saranda që u denoncua për dhunën ndaj vajzës 13-vjeçare. Në pamjet e transmetuara në emisionin investigativ "Fiks Fare", dëgjohet duke i thënë të miturës, "Do të ther moj bushtër".

Në dëshminë e saj, fajësonte ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari me të cilin ka një djalë 5 vjeç. Ajo e akuzon Mekollarin për montim të videos, shkruan Noa.

"Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime.

Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë", u shpreh Elisabeta duke theksuar se ishte ndarë nga Mekollari, por ai jetonte në banesën me qira kundër vullnetit të saj.

"Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh", shtoi Elisabeta.

Në fjalën e saj, ngriti dyshimet se Mekollari ngacmonte vazhdimisht vajzën e saj, gjë që e bazon tek disa veprime që kishte vënë re në shtëpi.

"Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi kam gjetur vajzën dhe ish-bashkëjetuesin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri-tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më ka thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe ajo më tha që "ti futja këmbët te këmbët e babit (në mes)".

Shumë herë të tjera e afronte vajzën shumë afër duke i kërkuar t’i tregonte programe nga telefoni, por ishin kaq afër sa të jepte përshtypjen se ai e ngacmonte ose e prekte, ose prekej me të shumë afër dhe në mënyrë intime, gjë që më krijonte shqetësim dhe dyshim se mos më ngacmonte vajzën", tha 41-vjeçarja Elisabeta Mita.

Shtuar më 24/01/2020, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori