Grabitet me armë zjarri një makinë në Tiranë-Durrës

Grabitet me armë zjarri një makinë në Tiranë-Durrës. Grabitjsa ka ndodhur mbrëmjen e dkeshme rreth orës 22:35.

Burime bëjnë me dije se grabitësit kanë ndaluar para mjetit “Audi a7”, që vinte nga Vlora në Tiranë, kanë nxjerrë armën dhe kanë kërcënuar dy personat që kishin dalë nga makina dhe po pinin cigare.

Mësohet se grabitësit, të cilët ishin me një automjet me targa italiane tip ‘BMW’  arritën të vjedhin mjetin tip ‘Audi a7’ ngjyrë të zezë me targa AB 080 bu.

Grabitësit ishin të maskuar me maskë covidi dhe kapele.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”./albeu.com


Shtuar 10.06.2022 19:06