Makina përmbyset në aksin Laç-Milot, dy persona dërgohen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Milot, pranë fshatit Shullaz.

Një makinë Sharon është përmbysur në rrugë për shkak të lagështirës, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona që ndodheshin në mjet.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore drejt Spitalit të Traumës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 1.03.2023 19:40