Dëshmia tronditëse: Azemin e nxorri në pritë Berisha, si u krye vrasja nga Fatmir Haklaj
Vrasja e Azem Hajdarit mbart ende mistere për shkakun dhe porositësit, ndërsa personazhe të asaj periudhe vazhdojë të zbardhin pjesëza të mozaikut të madh të rrëmujës së fundit të viteve '90 në Shqipëri.

Ismet Haxhija, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit tregon në një intervistë për "Panorama" momentet e fundit të liderit të dhjetorit.

Sipas Haxhisë, Haklajt kishin ardhur natën e 12 shtatorit në Tiranë me qëllim vrasjen e Sali Berishës dhe jo të Azem Hajdait.

Këtë të fundit sipas tij, e ka nxjerrë në pritë vetë Sali Berisha.

Pjesë nga dëshmia e tij

Fatmir Haklaj, sipas dëshmisë që kanë dhënë, ka thënë: “Po ky ku shkon?!” Nga ky reagim i Fatmir Haklajt kupton se shënjestra e atentatit nuk ka qenë Azemi, por Sali Berisha. 10 ditë më parë, babai i Fatmir Haklajt kishte takuar Azemin dhe i kishte thënë se vrasja e djalit tim, Shkëlqimit, është urdhëruar nga Sali Berisha.

Shkëlqimi ishte vrarë në një pritë më 5 janar në Qafën e Luzhës. Fatmir Haklaj i thotë të tjerëve, mos dilni nga makina dhe del vetë.

Nuk e di askush se çfarë është folur mes Azemit dhe Fatmir Haklajt, por pas pak çastesh Fatmiri i ka gjuajtur me breshëri automatiku.

Nga makina, më pas ka dalë dhe Jaho Mulosmani, ka qëlluar. Sepse në vendngjarje janë gjetur dy lloj plagësh, që tregon se janë dy lloj armësh të përdorura dhe një njeri që mbante në dorë automatik nuk mund të gjuajë dhe me pistoletë në të njëjtën kohë.

Prokuroria tha që Jaho ka qëlluar me “Makarov”, por nuk është e vërtetë, pasi ai ka qëlluar me “Magnum” izraelit që ia kishin dhuruar.

Në këtë moment ka ndërhyrë Besim Çerja, i cili i ka bllokuar dorën Jahos, por ai ka rrëshqitur duart dhe e ka qëlluar nga poshtë Besimin dhe e ka vrarë. Është plagosur edhe Zenel Neza.

Të nesërmen, Sali Berisha ka shkuar në spital dhe e ka incizuar vetë Zenelin të plagosur, por ajo dëshmi nuk ka dalë kurrë në dritë.

Ai nuk ka përmendur vëllezërit Haxhia, por të tjerë njerëz. Pastaj, këtyre u interesonte që të zhdukej dosja hetimore e dy vetëve dhe të dilnin emra të tjerë në skenë.

Që në fund të historisë të dilte që Azemin e vrau Berisha me njerëzit e vet.
Shtuar më 07/03/2018, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori