Sulmohet me gurë nga gjashtë persona të paidentifikuar kamioni shqiptar në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shqiptar i cili ishte me kamion duke lëvizur në Zveçan është sulmuar me gurë nga gjashtë persona.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00.

Njoftimi i plotë:

Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore./albeu.com/


Shtuar 18.06.2023 10:26

Tags: