DËSHMIA/ Si reagoi Vis Martinaj pas krismave dhe episodi me taksistin që e çoi në spital (VIDEO)
Pëlqej
Një taksist ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me momentin kur Ervis Martinaj ka dalë i plagosur nga lokali ku ndodhi vrasje në Bllok të enjten e shkuar.

Dëshmia e tij u transmetua në emisionin "Open", ku taksisti thotë se Martini ka dalë i plagosur dhe ka hipur direkt në taksi duke kërkuar ta çojë në spital.

Sipas dëshmisë, Martinaj nuk e pagoi taksinë kur mbërritën në Spitalin e Traumës, por u largua menjëherë. Taksisi tha se pas largimit të tij pa një pellg gjaku në sediljen e pasme. Në emision u publikua edhe një video grafike për mënyrën se si ndodhi vrasja në ish-Bllok.

Në emision avokati i Ervis Martinajt ka treguar se para se të ndodhte sherri, klienti i tij dhe Ervin Mata kanë qenë në një tavolinë. Sipas avokatit, ata kanë marrëdhënie miqësie dhe të dy janë përpjekur ta shuajnë sherrin. Por, “gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

I pyetur në studio se çfarë diskutimesh ka pasur mes të dyve, avokati tha: “Nuk ka patur diskutime, janë takuar si dy miq dhe janë këmbime fjalësh të zakonshme mes dy miqsh. Atëherë, në momentin kur ka hyrë Martinaj duke njohur Ervin Matën, janë shkëput nga tavolina ku kanë qenë dhe janë ulur së bashku. Kanë qenë të dy bashkë, s’kanë qenë Elvisi me grupin e tij në tavolinë dhe as Ervini me dy personat e tjerë”, tha avokati.

Më pas, ka hyrë Gaxha i revoltuar, ka sharrë, është konfliktuar me Bilon dhe ka ndodhur ngjarja. Avokati tha se ka qenë prezent kur klienti i tij dha dëshminë për grupin hetimor.

Shtuar më 09/10/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori