Skandali me shoferin që tërhoqi zvarrë kafshën me makinë, nis hetimi për drejtuesin e mjetit në Tiranë, policia e gjobit me 550 mijë lekë

Policia e shteti ka reaguar pas videos që është shpërndarë ditët e fundit në rrjetet sociale. Në video duket një shofer, i cili torturon kafshën duke e tërhqequr zvarrë me makinë.

Për këtë arsye policia ka nisur hetimet për shoferin 51-vjeçar në Tiranë. Ai  është gjobitur me 550 mijë lekë të vjetra nga Policia Rrugore e Tiranës

Njoftimi i Policisë

Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112./AlbEu.com/