DËSHMIA/ Luftë 20 minuta! Plarent Dervishaj tregon çfarë di për atentatin mafioz që për pak i mori jetën
Plarent Dervishaj i shpëtoi atentatit të djeshëm në Durrës ku ishte sëbashku me shokun e tij Julian Meçe, të dy anëtarë të grupit të Lul Berishës.

Mësohet se ndaj makinës së tyre u derdhën dy karikatorë kallashnikovi, por autorët nuk kanë mundur t'ia arrijnë qëllimit.

Meçe dhe Dervishaj shpëtuan paq, ku i pari mori tre plumba në trup, ndërsa kunati i Lul Berishës ia hodhi me vetëm një plumb në këmbë.

Në deklaratën që ka dhënë për oficerët e policisë gjyqësore, Dervishaj theksoi se nuk i kishtë parë autorët.

Albeu.com mëson se në momentin që ka ndodhur atentati ndaj Dervishajt dhe Meçes, drejtimin e makinës e kishte ky i fundit, ndërsa Dervishaj gjendej si pasagjer. Kanë qenë manovrat e Meçes që i kanë shpëtuar të dy nga kurthi që kishin ngritur atentatorët, të cilët bënë që t'i rezistonin sulmit prej 20 minutash nga Maminasi në hyrje të Durrësit.

Deri tani nuk ka asnjë autorë të identifikuar, ndërsa janë shoqëruar mbi 15 persona qe kanë dijeni për ngjarjen.

Plarent Dervishaj 47 vjeç ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa Mecaj, 36 vjeç tre plumba dhe ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori