Dëshmia: Ja si bëhej trafik me avion në kohën e Imamit (VIDEO-LAJM)
Kryetarja e Komisionit Hetimor për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike, Ermonela Felaj paralajmëroi sot se në mbledhjen e së shtunës do të publikohen shumë të dhëna dhe dokumente që deri më tani nuk janë bërë publike.

Sipas A1 Report, dëshmia e një oficeri të ushtrisë është mes dokumenteve që ky komision pritet të paraqese në mbledhjen e radhës. Ai ka treguar se ka qenë dëshmitar në periudhën nga Tetori 2012 në Mars 2013 kur disa avionë janë ulur në aeroportin ushtarak të Gjadrit për të ngarkuar drogë. Në Mars, oficeri transferohet nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami në një bazë tjetër dhe në këtë rast nuk ka mundur të dëshmojë nëse trafiku është bërë dhe më pas. Oficeri ka treguar për avionët misteriozë edhe shefave të tij pas ndryshimit të qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2014, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori