Dëshmia e vrasësit në Fier: Nuk donim të vrisnim Denis Kasajn!
Ilir Memushaj u arrestua nga policia pasi u verifikua nga prokuroria se ishte një nga autorët e vrasjes së Denis Kasajt dhe plagosjes së Klement Kastratit e Elton Margaritit.

Memushaj ka dëshmuar lidhur me ngjarjen e ndodhur në hyrje të qytetit të Fierit.

I arrestuari ka pranuar krimin dhe ka thënë se Denis Kasaj që mbeti i vrarë nuk ishte shenjestra, por Klement Kastrati, i cili u plagos.

Këto dyshime policia i kishte ngritur edhe më herët, pasi automjeti ku lëviznin Kasaj, Kastrati dhe Margariti ishte në pronësi pikërisht të Klement Kastratit.

Policia ka shtuar dyshimet gjithashtu se vrasja mund të ndodhte për shkak të pazareve të prishura të drogës./Albeu.com/
Shtuar më 09/01/2016, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori