Koleksionisti Gjergji Thimio lëshoi sot akuza të rënda ndaj deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima. Sipas tij arrestimi është bërë për hakmarrje pasi refuzoi të japë ikonën
origjinale të
Onufrit të cilën
deputeti Kokëdhima donte t’ia bënte ish- kryeministrit britanik Toniy Blair.
“Akuzat ndaj meje janë trillium. U prangosa pasi refuzova të jepja ikonën
origjinale të
Onufrit. Ikona, pjesë e koleksionit tim personal, ushtonte 1 milionë euro ma kërkoi
deputeti Koço
Kokedhima, donte t’ja jepte dhuratë ish-kryeministrit të Britanisë Toni Blair. Pas refuzimit tim për tu dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje. Kërkoj drejtësi. Nuk jam trafikant, 2300 objekte mungojnë nga muzeu personal” shprehet Thimio.
Operacionin për arrestimit e tij, ai e cilëson si tipik banditesk ndërsa akuzon se ai u porosit nga dyshja Rama e Kokëdhima.
“Ishte një operacion famëkeq, tipik banditesk, fashist, i cili u ideua në zyrat më të errëta anti-shqiptare, në zyrat sllavo-greke-ortodokse. Operacioni u drejtua nga Rama e Kokëdhima, u zbatua nga ministri i Brendshëm Tahiri dhe pati bekimin e uzurpatorit të kishave, Janullatos”, tha ai më tej.
Shtuar më 07/05/2014,
ora 14:37