Dëshmia e pronarit të lokalit: Personi që ngacmoi Elvanën, ishte dikur shok i Matajt
Vazhdon ende të ketë interesin maksimal të medias, ngjarja e bujshme në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Më shumë se bilanci tragjik, përfshirja e emrit të këngëtares së famshme shqiptare Elvana Gjata në të, ka bërë që ngjarja të ketë ende vëmendjen maksimale të medias, pas çdo zhvillimi të ri.

Por në Prokurori është thirrur serish shtetasi Redi Popesku i cili ka deklaruar se rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie.

Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën. Duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i tij kanë dalë Joli (Mevjol Bilo), me djemtë e tjerë për t’u sqaruar.

Sipas Popeskut, ai nuk i ka fiksuar karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të.

Po ashtu kishte dëgjuar nga Ervini se personi, i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i tij.
Shtuar më 30/11/2018, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori