Dëshmia e nxënëses së plagosur: Nga mësimi më nxori zysha e matematikës
Pëlqej
17 vjeçarja e plagosur me armë dy ditë më parë në një shkollë fshatit “Gjorm”, është nxjerrë nga klasa nga mësuesja e matematikës, Dilore Arishja, e cila është nëna e autorit të krimit.

“Sapo hyra në orën e dytë të mësimit, në klasë u fut nëna e Aldarit. Ajo më kërkoi që të dilja nga klasa, se kishte punë. Mesuesi i klasës reagoi dhe i tha përse më donte, por ajo i tha; ‘për pak minuta dhe do të rikthehet në klasë’. Pasi dola në korridor pashë Aldarin. Nëna e tij që është mësuese e matematikës më tha:’Flisni pak të dy çfarë problemesh keni me njëri-tjetrin dhe sqarohuni për të mos pasur problem të mëtejshme’. Në këtë kohë i kërkova mësueses që të rrinte dhe ajo aty me ne, por ajo u largua pasi kishte filluar ora e mësimit. Më pas Aldari, më foli ashpër dhe më kërcënoi se përse i kisha treguar vëllait. Vijoi kërcënimet, më pas nxorri pistoletën, duke më thënë: ‘O me mua , o me vëllain tënd. Po i tregove më, do të të vras’ dhe më ofroi pistoletën në kokë. Në frikë e sipër, e tronditur dhe shumë e frikësuar tentova t’i merrja armën, më pas e shtyva dhe vrapova për të dalë nga shkolla. Ai më qëlloi me pistoletë dhe një plumb më kapi në kokë. Aldari u afrua dhe kur më pa me gjak u largua me shpejtësi”, ka deklaruar nxënësja e vitit të tretë në gjimnazin e fshatit “Gjorm”, e cila fatëmirësisht ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë nëna e autorit të ngjarjes, tashmë e pushuar nga puna, ka pohuar, se i ka takuar të rinjtë për t’i pajtuar. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori