Vasil Vava, djali i Elsa Vavës, që u masakrua në shtëpinë e saj në Durrës, bashkë me kunatën ka dhënë shpjegimet e para në polici. I shokuar nga ngjarja, ai është shprehur për hetuesit se shkoi të vizitonte nënën e tij të moshuar dhe dy hallat, njëra prej të cilave është e
paralizuar prej vitesh, kur zbuloi ngjarjen tronditëse.
“U ngrita nga gjumi shpejt jo se kasha ndonjë punë, por kasha një shqetësim të brendshëm. Banesa ime nga aty ku banojnë nëna dhe dy hallat është jo më larg se 100 metra. U nisa në drejtim të shtëpisë së tyre, kur pashë që porta kryesore dhe
dyert ishin të
hapura. Hyra me të shpejtë dhe që në oborr thirramamanë dhe më pas hallën. Asnjëra prej tyre nuk më përgjigjej. U shqetësova shumë, sepse kurrë ato nuk i linin
dyert e
hapura. Madje nga frika mbanin të kyçur me dryna të gjitha
dyert” është shprehur ai.
Me tej Vava tregon edhe momentin kur ka zbritur në
katin tjetër të nderteses për të parë
hallen e tij e cila prej disa vitesh ishte
paralizuar.
“Zbrita poshtë në
katin e parë të shikoja hallën tjetër, Marjanën, e cila është e
paralizuar prej shumë vjetësh. Ajo ishte në shtrat dhe nuk fliste. Nuk e di nëse mund të ketë dëgjuar gjë gjatë natës, por ajo e ka të pamundur të ecë dhe të flasë pas sëmundjes shumëvjeçare që vuan. Unë nuk jam në gjendje të gjykoj qartë pas kësaj tragjedie që më ka ndodhur, por dua që autorët e këtij krimi të vihen para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar”, thuhet në dëshminë e 40-vjeçarit të cituar në “GSH”.
Prej afro dy dekadash familja e tij kërkon të marrë pronat e patundshme që zotëron në durrës dhe në rrethina. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014,
ora 09:30