Meta për marrëveshjen: Hap i rëndësishëm në marrëdhënien mes të dy vendeve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Wahington.

Meta e sheh këtë akt, një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, teksa nuk lë pa përmendur ndihmën e Amerikës.

Reagimi i Presidentit Meta:

E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!

Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!


Shtuar 4.09.2020 17:08