Dëshmia e biznesmenit të plagosur: Autorët që më qëlluan më ngatërruan
Pëlqej
Biznesmeni Arben Veliko i cili u plagos dje nga dy persona në Vlorë është shprehur për hetuesit se gjatë momentit që ai u qëllua autorët i kishin thënë njëri-tjetrit se kishin ngatërruar shenjestren.

“Kam qenë duke shkuar për të takuar një mikun tim dhe sapo hyra në hyrje, në një vend të errët pashë dikë që më drejtoi armën” tregon ai.

Ai rrëfen se ka dëgjuar atë që shoqëronte atentatorin teksa i ka thënë se kanë ngatërruar shenjestër.

“Në momentin që m’u drejtua arma, dëgjova zërin e dikujt tjetër që e shoqëronte që i tha “lëre, se nuk është ky’ dhe më pas më goditjet me armë në trup”, është shprehur Veliko. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori