Dëshmia 44-vjeçarit: Bashkëshorten e vrava se më tradhonte
Pëlqej
Dyshimet se bashkëshortja e tradhëtonte ka bërë që një 44-vjeçar me banim në Itali të vrasë nënën e dy fëmijëve. Shqiptari që më 25 shtator vrau të shoqen me thikë, në Xhenova të Italisë, rrëfehet para policisë, duke thënë se ajo i rrihte edhe fëmijët.

“Prej disa muajsh, marrëdhënia jonë nuk ishte më e mirë. Ajo ishte gjithmonë nervoze, bërtiste shumë dhe madje iu ulëriste edhe fëmijëve. Dhe ndonjëherë ajo i rrihte. Dyshoj se ajo kishte një tjetër.” Këto janë fjalët që ka thënë Adrian Balliu, 44-vjeçari shqiptar, i cili në natën e së mërkurrës, në Casella të Xhenovas, goditi me thikë për vdekje gruan e tij Valmirën, 30 vjeçe.

Dëshmia e tij është dhënë gjatë marrjes në pyetje përpara gjyqtares Annalisa Giacalone. Më tej, dëshmia e 44-vjeçarit vijon me fjalët “Ajo përpiqej ti armiqësonte me fëmijët me mua. Më frikësonte ideja se nuk do ti shikoja më fëmijët e mi”.

“Kur isha në punë ajo më tradhtonte me tjetrin në shtëpi. Ju nuk mund ta kuptoni dot pozicionin tim. Ajo do më ndante dhe do të mëmerrte edhe fëmijët e mi. Unë nuk do t`i shikoja më. E di çfarë ndodh se kështu ma bëri edhe gruaja e parë. Kam 9 vite që nuk e shoh time bijë. Që fëmijët të mos m`i merrte askush vendosa ta vras. Unë vetë e thirra policinë pasi e dija se fëmijët do të ishin në duar të sigurta kur të vinte policia” ka thënë ai me tej. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori