Dëshmi rrëqethëse nga Turqia: Pallati u shemb sapo u hodha unë (FOTO LAJM)

Një termet i fuqishëm goditi ditën e sotme Turqinë.

Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet nëpër rrënoja, një dëmshi rrëqethëse vjen nga dësmitarët.

Zeki Soysal, banor i qytetit në Izmir, tha se ishte hedhur nga banesa e tij pak para se të shembej.

"U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra. Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë", tha ai për CNN Turk.

Tëemeti i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë goditi Turqinë mesditën e sotme.

Deri më tani, janë raportuar 4 viktima dhe 120 të plagosur.

Shtuar më 30/10/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori