Norvegjia zotohet të dërgojë tanke në Ukrainë

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram, është zotuar të dorëzojë tanke në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gram tha se nuk është vendosur se sa tanke do të dhurohen, por transferimi ka të ngjarë të përfshijë Leopard 2 të prodhimit gjerman.

Ndërkohë ajo që dihet deri më tani ështe se Novegjia ka gjithsej 36 prej këtyre tankeve luftarake.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për donacione të tankeve për muaj të tërë dhe pas një kohe të gjatë, SHBA dhe Gjermania javën e kaluar konfirmuan se do të dërgonin automjetet.

Polonia, Spanja dhe Britania e Madhe janë zotuar gjithashtu të dhurojnë tanke.

Mësohet se të paktën 321 janë konfirmuar në total./albeu.com


Shtuar 31.01.2023 10:26