Koronavirusi në Itali po shkakton qindra viktima në ditë.
Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 683 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi.
Po në këtë hark kohor janë identifikuar edhe 5210 persona të prekur nga ky virus.
Në komunikim u bë e ditur se 24 orët e fundit u shëruan edhe 1036 të prekur nga koronavirusi.
Sot u njoftua vdekja e katër mjekëve duke e çuar nl 29 numrin e mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali.