Meta flet tek Teatri Kombëtar, në sallë dëgjohet “Rama ik” (VIDEO)

Presidenti i vendit Ilir Meta në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, ishte i pranishëm në ambientet e Teatrit Kombëtar ku dhe mbajti një fjalim.

Nga godina e Teatrit Kombëtar, e cila është kthyer tashmë simbol i rezistencës, pasi prej më shumë se dy vitesh bashkia Tiranë kërkon që ta shembë, Meta vlerësoi faktin që ceremonia po zhvillohet pikërisht në atë ambient.

Pas përfundimit të fjalës së Metës në ceremoni, në ambinetet e Teatrit Kombëtar u dëgjua fjala “Rama ik”.

“Eshtë një ditë e shënuar për mbarë kombin tonë. Jam i lumtur të jem me ju dhe t’i uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për 100 vjetorin e kryeqytetit. Koha vërtetoi se vendimi i Kongresit të Lushnjes per Tiranen kryeqytet ka qenë një ndër vendimet më të mençura.

Shpreh bindjen se Tirana ia ka dalë të jetë qendër kulturore, ekonomike, sociale dhe sportive.

Në historine 100 vjeçare te Tiranës krahas arritjeve jemi të vetëdijshëm se ka pasur edhe egocentrizem. E vlerësoj faktin që kjo ceremoni po zhvillohet ne Teatrin Kombetar si një nga vlerat më të mëdha kulturore të vendit tonë.”- tha Meta.


Shtuar 11.02.2020 17:16