Zbardhen detajet e fundit nga tubimi i Metës, a do t’a shpërndajë ai Parlamentin?

Ka mbetur vetëm dy javë nga manifestimi i thirrur nga kreu i Shtetit Ilir Meta. Presidenti e ka cilësuar protestën e thirrur në mbrojtje të Kushtetutës, duke akuzuar për “grusht shteti”.

Detajet:

Veç kreut të shtetit, Ilir Meta mësohet se në këtë tubim, pritet të flasin edhe shumë figura të shquara publike.

Emrat nuk bëhen ende të ditura, por mësohet se ky tubim do të finalizohet me një akt të rëndësishëm nga vetë Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu bëhet me dije se Meta do firmosë para përkrahëseve që do të jenë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një dekret të rëndësishëm.

Meta publikisht la ka lënë të kuptohet se mund ta firmosë shpërndarjen e Parlamentit aktual, në rast se kjo kërkesë do i vij nga qytetarët e pranishëm në manifestimin e 2 marsit, shkruan Panorama.

Protesta e thirrur nga kreu i shtetit ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë bërë me dijes se do të jenë prezente në këtë tubim unik në llojin e saj, si dhe do ta transmetojnë live.

“Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë.

Dhe të jenë të sigurt se Presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë.

Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje”, tha Meta një ditë më parë në një intervistë televizive. /albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 15:37