Dervishaj: Transportuesit e mallrave me Italinë s'do paguajnë 150-180 euro
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, njofton gjithë transportuesit shqiptar të mallrave me Italinë, se nga data 20 shtator ka hyrë në fuqi dekreti që parashikon heqjen e taksës fikse (diritto fisso) dhe asaj të qarkullimit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj gjithë transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë, se duke filluar nga dita e sotme, ata nuk do të duhet të paguajnë më tarifën prej 150 deri në 180 euro, për një udhëtim vajtje-ardhje në Itali.

Pala italiane ka publikuar në fletoren e saj zyrtare dekretin për heqjen e “taksës fikse” dhe atë të qarkullimit, në datën 20 shtator, duke i dhënë frymëmarrje kompanive shqiptare që ishin të detyruara të paguanin këtë taksë.

Heqja e këtyre taksave që ishin vendosur në vitin 1953, është një nismë që besoj se do të përmirësojë dukshëm dhe do të rrisë edhe më shumë shkëmbimet tregtare dhe të transportit me Italinë, e cila është dhe partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i vendit tonë.

Unë siguroj gjithë shoqatat e transportuesve të Shqipërisë, se Ministria e Transportit dhe unë personalisht do të jemi avokati i tyre, në gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i transportit”. /albeu.com/


Shtuar më 22/09/2016, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori