Morën rryshfet për makinat me defekt, SGS shkarkon inxhinierët
Menjëherë pas publikimit të investigimit të emisionit “Fiks Fare”, ku punonjës të kompanisë SGS që merren me kolaudimin e mjeteve, merrnin para nga qytetarët, një reagim ka ardhur nga Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj.

Ky i fundit ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të punonjësve të SGS në Durrës dhe Lushnje.

"Reagim pas videos të shfaqur në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, ku shfaqeshin punonjës së kompanisë së kolaudimit SGS, që merrnin rryshfet për të kaluar kontrollin fizik të disa automjeteve, në Durrës dhe në Lushnje.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, pasi u njoh me videon e transmetuar dje, i ka kërkuar kompanisë konçesionare SGS, që të largoje menjëherë nga puna punonjësit e përfshirë në video.

Dervishaj: "Përveç shkarkimit, i bëj thirrje kompanisë ti kallëzoje penalisht këta punonjës, ngjarje të tilla janë të patolerueshme", thuhet në reagimin në fjalë. /albeu.com/




Shtuar më 04/10/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori