Dervishaj pret ambasadoren e Kroacisë, fokus vendosja e një linje tragetesh
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka pritur në një takim Ambasadoren e Kroacisë, Sonja Bujas Juraga.

Ministri Dervishaj dhe Ambasadorja Juraga, theksuan se marrëdhëniet politike mes dy shteteve janë të shkëlqyera, por duhet bërë më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në transport.

Ambasadorja Juraga, tha se shumë shpejt Shqipërinë do e vizitojnë përfaqësues të Portit të Rijekës, për të diskutuar nga afër me palën shqiptare për fillimin e një linje direkte trageti, Durrës-Rijeka.

Dervishaj deklaroi se një nga synimet e tij, është zhvillimi i transportit detar, që ka potencial shumë të madh, por ende të pashfrytëzuar.

Ambasadorja Juraga tha se ka interes në rritje nga pala kroate për vendosjen e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë. Dervishaj tha se Ministria e Transportit, është e angazhuar maksimalisht, për të krijuar lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur vendosjen e një linje direkte trageti dhe ajrore mes dy vendeve. /albeu.com/



Shtuar më 25/10/2016, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori