Rusia i kërkoi mbështetje, zyrtarët iranianë : Kërkesat nuk janë “konstruktive”

Një reagim i fortë ka ardhur nga Irani për Rusinë. Irani thotë se kërkesat e Rusisë për bisedimet bërthamore nuk janë “konstruktive”.

Një shenjë që Irani po distancohet disi nga Rusia, zyrtarët iranianë kanë goditur Rusinë për kërkesat e saj gjatë bisedimeve të marrëveshjes bërthamore.

Rusia ka kërkuar një garanci nga SHBA se sanksionet nuk do të dëmtojnë tregtinë e saj me Iranin – diçka që mund të jetë një pengesë në bisedimet midis Iranit dhe fuqive perëndimore në Vjenë.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve iraniane Tasnim citoi zyrtarët iranianë të kenë thënë se kërkesat e Rusisë nuk ishin “konstruktive”.

Ata argumentuan se “ndërhyrja” kishte për qëllim sigurimin e interesave të saj.