E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Dervishaj: Ardhja e low cost WIZZAIR ndikon në uljen e çmimeve të biletave
Ministri i Transporit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë.

Gjatë takimit me Ministrin e Zhvillimit Kombëtar, Miklos Sesztak, Ministri Dervishaj nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të fluturimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin Prill 2017.

Ministri Dervishaj fillimisht falenderoi Qeverinë Hungareze për mbështetjen që i jep Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.

Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin e turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti i Kukesit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport, tha Dervishaj.

Nga ana e tij, Ministri i Zhvillimit Kombëtar, Miklos Sesztak, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

Sesztak tha se ky Memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszak gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeorportin e Kuksit.

Më tej Ministri Dervishaj dhe Ministri Hungarez Sesztak diskutuan për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura.

Ministri Sesztak tha se Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor. Dy zyrtarët e lartë ranë dakort që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorët të ndryshëm të ekonomisë. /albeu.com/








Shtuar më 29/11/2016, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori