Më shumë 6 muaj, Gjermania lehtëson punësimin nga vendet jashtë BE-së
Gjermania ka vendosur sëfundmi të zgjasë më shumë se 6 muaj lejimin e qendrimit me vizë të personave që kanë hyrë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.

Kjo do thotë që vendi do t'i japë më shumë kohë të gjithë personave që të qendrojnë më tepër në Gjermani.

Gjithashtu, sëfundmi sipas Bloomberg është vendosur që të rishikohen refuzimet për dhënie azili të personave që kanë aftësi profesionale.

Gjermania është duke vujtuar mungesë të theksuar të krahut të punës dhe po përpiqet që ta mbushë këtë boshllëk përmes politikave lehtësuese ndaj emigracionit.

Që prej vitit 2015, në Gjermani kanë kërkuar azil 1 milion persona, pjesa dërrmuese e të cilëve janë refuzuar. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori