Derhemi sulmon Hervin Çulin: Merre të pijë verë se e ka me qejf ai
Pëlqej
Aktori Arben Derhemi ka ironizuar keq drejtorin e Teatrit Hervin Çuli gjatë përballjes me Erion Veliajn.

"Kur të mos cënohet Teatri ne mund të rrimë dhe të hamë ndonjë drekë, të pimë dhe ndonjë gotë vere meqë e kemi me qejf që të dy. Marrim dhe drejtorin e Teatrit se ai e ka dhe më shumë qejf"- deklaroi Arben Derhemi.

Fjala e plotë e Dërhemit:

Keni ardhur sot nuk e di pse, shpresoj të jeni krah nesh. Ju të ministrisë na e keni lënë ministrinë pa punë. Teatri Kombëear ka 73 vjet që funskionon dhe nuk ka çeduar në asnjë moment, këtë e them me bindje të plotë.

Nuk është e vërtetë çështja e azbestit, betoni është trefishuar në fortësi, druri i sipërm ka 00000000000.2 lagështirë, po ta them me bindje të plotë, që edhe po nuk u u mirëmbajt, siç është bërë deri më sot ka dhe shumë vite jetë.

Drejtori i Teatrit ka futur një lloj druri me probleme, dhe nuk gjen dot një motorsekë që ta presë. Ai është vend i shenjtë dhe ai nuk do të cënohet, pasi aty fillon dhe mbaron konsensusi me ne.

Kur të mos cënohet Teatri ne mund të rrimë dhe të hamë ndonjë drekë, të pimë dhe ndonjë gotë vere meqë e kemi me qejf që të dy. Marrim dhe drejtorin e Teatrit se ai e ka dhe më shumë qejf.

Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori