Sarri kërkon ish-lojtarin e tij te Chelsea në Juventus

Emerson Palmieri është një emër i nxehtë te Juventus.

Trajneri Maurizio Sarri pëlqen mbrojtësin e krahut të Kombëtares italiane, ish futbollist i tij nga Chelsea, raportojnë mediat italiane.

Andaj, Sarri ka njoftuar drejtuesit e Juventusit se pëlqen Emersonin dhe do të dëshironte të ribashkohej me të në Torino.

Andaj, mbetet të shihet nëse Bianconerët do të paraqesin ofertë për transferimin e tij nga Chelsea, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.


Shtuar 14.01.2020 10:38