Der Spiegel: Zgjedhjet larguan Shqipërinë nga BE
“Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim të veçantë Shqipërisë. Revista gjermane ka shkruar për Shqipërinë dhe problemeve që vendi po kalon me zgjedhjet lokale. "Zgjedhjet lokale u zhvilluan katër jave më parë, por vazhdojnë akoma t'i lodhin shqiptarët. Edi Rama, u rizgjodh kryetar bashkie i Tiranës me vetëm 10 vota diferencë. Por Komisioni Zgjedhor vendosi të bënte një rinumerim dhe krejt papritur, Rama mbeti pas kundërshtarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me 81 vota. Çështja shkoi në gjyq, apeli i tij u rrëzua në fundjave, e avokatët e kreut të opozitës po përgatitën për procesin e ardhshëm", shkruan revista gjermane

"Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe dëshiron të bëhet pjesë e bllokut europian, por pikëpyetjet e ngritura mbi zgjedhjet lokale në Tiranë i kanë minimizuar shanset që kjo ëndërr të bëhet e realitet tani shpejt", thotë "Der Spiegel".

Ne te gjithe Ballkanin, qeverite po punojne me perkushtim per t'u marre me ne fund seriozisht si anetare potenciale te BE-se. Serbia ka hedhur hapa drejt pajtimit me Kosoven, Maqedonia po tenton te lere menjane armiqesite e vjetra te emrit me Greqine dhe Kroacia ka nxjerre ne gjyq kriminelet e saj te luftes.

"Me shume se 20 vjet nga renia e Perdes se Hekurt,- vazhdon e perjavshmja gjermane,-Shqiperia eshte e vetmja qe ka mbetur shume prapa. Rivaliteti i ashper mes Sali Berishes dhe Edi Rames ka nxjerre ne pah problemin e madh te Shqiperise: sensi i dobet i demokracise- elita politike nuk eshte e pergatitur te pranoje humbjen ne votime dhe mungesa e autoritetit te nevojshem te organeve shteterore, cka i ben shume shqiptare ta shohin shtetin si te pavlere". /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2011, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori