Dhuna ndaj gazetarëve dhe mediave në Shqipëri, tashmë nuk është më një çudi.
Duke nisur nga kryeministri Edi Rama, dhe shumë deputetë e figura të pushtetshme ushtrojnë presion dhe ofendojnë median e lirë.
Një rast i tillë është publikuar së fundmi, ku një gazetar është kërcënuar me jetë nga një deputete e PS-së.
Gazetari Vladimir Muçaj me eksperiencë 19 vjeçare, thotë se është kërcënuar nga deputetja e PS-së në
Fier,
Adelina Rista, lidhur me një artikull që ai ka publikuar në portalin ku punon, shkruan Hashtag.al.
"Telefonata e parë në 22.20. Nuk tha as mirmbrëma as përshëndetje fare, por nisi direkt: '
Adelina Rista jam…' dhe filloi më tej. Tha se 'unë nuk e kam lexuar kronikën' dhe vijoi me 'kush të lexon ty?
Gazetar i dështuar, nuk ul dot figurën time. Më rreshto nesër, po nesër nesër në gjykatë 11 njerezit që unë kam punësuar'", e nis tregimin Muçaj i cili aktualisht punon për një portal online.
Sipas gazetarit Muçaj, deputetja Rista e ka kërcënuar me tone të ashpra ndërsa i thoshte se do e çojë në gjykatë, sepse sipas saj i kishte prishur imazhin.
"Në telefonatën e fundit, Rista kapërcen në fjalor.. 'Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash etj, etj.
Nuk e di pse në telefonatën e dytë ajo shpërtheu aq shumë.
Fyerjet, kërcënimet ishin kaluar ndonjë personazhi në rrugë të madhe. Fyerje pa limit për mua dhe median ku unë punoj…", tregon gazetari.
Nga hulumtimi rezulton se me Ristën kanë të bëjnë një sërë të emëruarish së fundmi.
- Nevila
Doko, Drejtoreshë e Spitalit
Fier, kushërirë e parë me
Adelina Ristën
- Aliosha
Doko, shef kuadri në Albpetrol
Fier, vëllai i
Adelina Ristes
- Themie
Doko, kryetare e Njësisë Administrative Libofshë
- Naun
Doko, specialist në Policinë e Tiranës, burri i Themie
Doko, ish-kryetar i komunës Libofshë,
kushëri i parë i
Adelina Ristës
- Ladi
Doko, përgjegjës i mjedisit në Albpetrol
kushëri me
Adelina Ristën
- Enigert
Doko, specialist në Ujësjellës Kanalizime
Fier,
kushëri i parë me
Adelina Ristën, vëllai i drejtoreshës së spitalit
Fier
- Sandër
Doko, Drejtoria e Transportit Rrugor
Fier,
kushëri i
Adelina Ristës
- Mirela Ndreko, shefe finance në policinë e qarkut Fierit
kushëri me Adelian
Ristën
- Juxhino Laska, Laborant pranë DSHP
Fier,
kushëri i dytë i
Adelina Ristës
- Rovena
Doko, drejtoreshë shkolle në Mbrostar, kushërirë e
Adelina Ristës. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 16:01