Doris Pack reagon ashpër ndaj Ramës dhe Veliajt për Teatrin: Po shkatërroni trashëgimi kulturore
Vendimi i marrë nga Qeveria për t'i dhënë bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar, ka bërë që të reagojë edhe Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Kjo e fundit ka reaguar ashpër ndërsa shkruan se kreu i Bashkisë, Erion Veliaj “do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian”.

Postimi:

“Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.“, shkruan Doris Pack.

Ditën e djeshme, me vendim të qeverisë, Teatri Kombëtar, në pronësi të Ministrisë së Kulturës, tashmë i ka kaluar Bashkisë së Tiranës.

Shtuar më 09/05/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori