Deputetja: Komunisti Gjinushi s'mund të jetë në krye të Akademisë së Shkencave
Kandidimi i Skëndër Gjinushit për në krye të Akademisë së Shkencave ka shkaktuar mjaft debate në publik. Përveç Akademik Artan Fugës që ka kundërshtuar hapur drejtimin e këtij institucioni nga Gjinushi, një ish-funksionar i Partisë së Punës, zërave kundër i janë shtuar edhe deputetë dhe persona të tjerë publik.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së së Gjirokastrës, Kryetarja e komisionit të Mediave, Fatjona Dhimitri, duke theksuar se Shkencën nuk duhet ta drejtojnë politikanët, i bëri thirrje Skënder Gjinushit të tërhiqet nga gara.

“U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese të parregullta ligjore që kompromentojnë të ardhmen e Akademisë së Shkencave dhe e vendosin ligjëvënësin para faktit të kryer. Nuk ka asnjë nxitim për mbajtjen e zgjedhjeve në 24 maj, tani që ndërtimi i ligjit për Akademinë e Shkencave ka hyrë në proces”- tha ajo.

Sipas saj, “Kokëfortësia, mungesa e transparencës e një grupi apo edhe një individi vetëm e dëmton akademinë dhe shkencën shqiptare. U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese që bien në kundërshtim me ligjin. Mendimi shkencor nuk mund të jetë pjesë e skemës politike. Zoti Gjinushi, ish-kryetar partie që ka dhënë dorëheqje 4 ditë më parë, ish kryetar Kuvendi dhe ish ministër në diktaturë, po pse edhe shkencën ne politikanët do ta drejtojmë? Zoti Gjinushi tërhiquni nga zgjedhjet! Mos e censuroni kornizën e mendimit shkencor në vend”.
Shtuar më 22/05/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori